• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I bëri dalje Mitajt duke e hequr nga lista, Loran Blank katranos gjithçka! Tifozët kërkojnë shkarkimin e trajnerit

28/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Situatë disi konfuze me Mario Mitajn në Arabinë Saudite. Papritur mrbojtësi shqiptar, nuk u shfaq në listën e ekipit për ndeshjen e sotme kundër Damac, as në fushë dhe as në stol, edhe pse kishte udhëtuar me ekipin drejt kësaj transferte, madje klubi e kishte publikuar njoftimin e ndeshjes në rrjetet sociale, me foton e Mitajt. 

mario-mitaj

Shqiptari po kalon një super formë te Al Ittihad, kishte 10 ndeshje rresht me vlerësimin nga nota 7 e lart, duke u shndërruar në lider, ndërkohë që sot, ekipi i Blank, u mposht me rezultatin 2-1, duke bërë një hap fals në luftën për titullin kampion.  

Another underrated foreigner in the league is the young Albanian Mario Mitaj 🇦🇱

Blanc didn’t start him today and it was ultimately one of the factors in Al Ittihad’s loss. pic.twitter.com/Mw8XdaPcwZ

— Fayad ⚽️ (@fayadzinho) January 27, 2025

Trajneri francez Blank tha në konferencë dje se ishte mrekulluar nga Mitaj dhe ishte surpriza më e madhe për të.

Por pasi u rikuperuan të gjithë lojtarët nga dëmtimi, te Al Ittihad u tejkalua numri i të huajve që mund të merrnin pjesë në një ndeshje (8 futbollistë) dhe trajneri duhej të sakrifikonte dikë, ai vendosi të hiqte nga lista Mario Mitajn, në mënyrë të mos prekte yjet e sulmit. 

Pas 15 fitoreve dhe 1 barazimi radhazi, Al Itihad humbi pa Mitajn në fushë. Në rrjetet sociale ka një reagim të madh të tifozëve të Al Ittihad në mbrojtje të Mario Mitajn dhe këta tifozë kërkojnë shkarkimin e trajnerit Blank që po bën zgjedhje të gabuara dhe që sot humbi kryesimin në Arabinë Saudite. 

I pyetur nga gazetarët pas ndeshjes, trajneri u ndie në presion teksa u shpreh: “Mitaj nuk luajti për shkak se ky kompeticion ka rregulla dhe nuk ndihej mirë, kishte një shqetësim fizik”. Sipas të gjitha gjasave, me presionin e madh të tifozëve, Mitaj do të kthehet ndeshjen tjetër në fushë.  

al itihad

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lojtari i Vitit 2024 në Shqipëri shpallet Berat Gjimshiti

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.