• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“I brumosur për Real Madrid”, Zidane “thur” elozhe për Jude Bellingham

17/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

“Galaktikët” e Real Madrid shpenzuan gjatë merkatos së verës, plot 103 milionë euro, për të transferuan nga “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, një lojtart të klasit të lartë, siç është dhe “ylli” i mesfushës, Jude Bellingham, i cili deri më tani ka justifikuar çdo qindarkë të derdhur për të, duke dhuruar performanca magjike, në “Santiago Bernabeu”.

Falë aftësisë së tij, si për krijimin e aksionit, po ashtu edhe për të gjetur rrugën e rrjetës, të shumtë janë ata që e krahasojnë me “legjendën” franceze të futbollit, Zinedine Zidane dhe këtë të dielë ka qenë vetë ky i fundit, i cili ka “thurur” elozhe për 20-vjeçarin, duke e konsideruar si një lojtar të “brumosur” për Real Madrid.

“Bellingham është një lojtar shumë i rëndësishëm, është lojtari i së ardhmes. Për mua është një lojtar i “brumosur” për Realin e Madridit”,- u shpreh ish-fituesi i “Topit të Artë”, Kupës së Botës dhe Kampionatit Evropian.

Ndërkaq, siç theksuam edhe më lart deri në këtë pikë të sezonit, Bellingham ka dhuruar performanca magjike, duke arritur të shënojë plot 16 gola, në pozicionin e “trekuartistit”, si dhe të asistojë plot 5 të tjerë, në vetëm 19 përballjet e tij të para, me fanelën e “Galaktikëve”, të Real Madrid. /i.m /abcnews.al

Next Post

VIDEO/ Plas sherri në ndeshjen e skuadrës së Strakoshës ndaj Aston Vilës, protagonist bëhet portieri argjentinas kampion Bote

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.