Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United, Memphis Depay, është dënuar me kusht për drejtimin e mjetit nën ndikim e alkoolit në Monako.
Futbollisti, që aktualisht është pjesë e Corinthians në Brazil u dënua me katër muaj burgim të pezulluar pasi u arrestua nga policia e principatës për drejtim të rrezikshëm në gjendje të dehur gushtin e kaluar.
Gjykata e Monakos e dënoi Depay me katër muaj burgim (i liruar me kusht), e gjobiti me 9 mijë euro dhe e ndaloi të drejtonte çdo automjet në Monako për dy vjet.