• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I del në krah Kilië Mbapesë pas penalltisë së humbur, Ançeloti: Do kualifikohemi

28/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E dinte që në krye të herës se ajo në “Anfield” do të ishte një provë e vërtetë zjarri për Realin e tij.

Anceloti

Edhe sinjalet pozitive nga La Liga nuk e gënjenin Ançelotin. Dhe ajo çfarë pa në Liverpul ishte realiteti i hidhur i Realit. Vërtet ata janë kampionët e Europës, por edhe ata janë humanë. Dhe thuajse me një skuadër të tërë jashtë si pasojë e dëmtimeve edhe për ta ka qenë e vështirë të përballojnë një Liverpul që duket i pandalshëm në këtë pjesë të parë të sezonit, kryesues me pikë të plota në Champions pas 5 takimesh dhe kryesues në Premier +8 nga Siti. Ançeloti e ka pranuar vështirësinë e takimit dhe dominimin e Liverpulit.

ANALIZA – “Ndeshja ishte e vështirë, por ne e dinim. Mendoj se tani për tani ky është stadiumi më i komplikuar në Europë, ata kanë një dinamikë të mirë. Ne ishim në lojë deri në penalltinë e humbur nga Mbape dhe më pas ulëm ritmin. Në pjesën e parë u mbrojtëm mirë, mundëm të përfitonim më shumë nga kundërsulmi, por… më pëlqeu skuadra, mendoj se konkurruam mirë, ndaj rivalit më të vështirë në Europë. Rezultati ishte i drejtë, sepse ata e merituan fitoren, por ne konkurruam, nuk u dorëzuam pa kushte”.

KUALIFIKIMI – Humbja e vendos Realin në vendin e 24-t, të fundit që të çon në “play off”. Por Ançeloti as që e diskuton kualifikimin. Madje, ai ka paralajmëruar rivalët se Reali do të jetë në garë për trofeun deri në fund! “Ne duhet dhe do të kualifikohemi, kjo nuk diskutohet. Madje, do të konkurrojmë në Champions si në vitin e kaluar. Kjo është rruga, nuk mund të mendojmë ndryshe, sepse kemi filluar të jemi sërish një ekip, të sakrifikojmë, por na duhet të rikuperojmë lojtarët”.

MBAPE – Ançeloti i ka dalë në mbrojtje edhe Mbapesë, pavarësisht penalltisë së humbur. “Ashtu si të tjerët, ai ka luftuar, ka konkurruar, nuk ka rrezikuar shumë, humbi penalltinë dhe ky është një moment i vështirë. Ai ka mbështetjen e të gjithëve, por duke humbur një penallti në një ndeshje si kjo, lojtari është pak i zhgënjyer.”

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ancelotti: Do të kualifikohemi në raundin tjetër, duhet të jemi të durueshëm me Mbappen

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.