Xhorxho Furlani ka udhëtuar në Londër, për të mbyllur marrëveshjen me Fabio Paratiç. Ky i fundit do të jetë drejtori i ri sportiv i Milanit.
Igli Tare ishte një nga alternativat kryesore gjatë kësaj kohe, pasi për të këmbënguli vetë Ibrahimoviç. Mesa duket ka mbizotëruar dëshira e Furlanit.
Paratiç është një emër i njohur si drejtor sportiv. 52-vjeçari qëndroi për plot 11 vite drejtor sportiv i Juventusit, konkretisht nga viti 2010 deri në vitin 2021. Më pas ishte Totenhemi që nënshkroi me të, eksperiencë që zgjati për dy vite. Dorëheqja erdhi prej tij, pas konfirmimit të dënimit në Itali.
Paratiç mund të vazhdojë nga puna në korrik, pasi të ketë përfunduar dënimi që vuan në futbollin italian. Ky vendim lidhej asokohe me plusvalencat që përfshinë Juventusin.
PANORAMASPORT.AL