Nikolo Faxholi po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij. Mesfushori italian sapo është dënuar nga Federata Italiane me 7 muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike për përfshirjen e tij në skandalin e basteve sportive që shpërtheu në futbollin italian.
Por kjo nuk ka zbehur besimin që ka Juventusi te lojtari 22-vjeçar. “La Gazzetta Dello Sport” bën të ditur se bardhezinjtë së fundmi i kanë vënë përpara lojtarit një ofertë të re për rinovimin e kontratës dhe ajo tashmë është firmosur.
Marrëveshja e tij ekzistuese kishte qenë deri në vitin 2026 dhe me firmën në akordin e ri, ajo zgjatet deri në vitin 2028, duke e bërë Faxholin pjesë të projektit afatgjatë për të ardhmen. Në këtë mënyrë, Juventusi kërkon që të blindojë një nga talentet italianë që ka në përbërje, duke menduar se së shpejti, pasi të ketë lënë pas krahëve problemet e lindura nga bastet, do të bëhet një element i rëndësishëm për mesfushën e “Zonjës së Vjetër”.
PANORAMASPORT.AL