Tuesday, 25. August 2026
Sport

I detyruar të afrojë sulmues, Xhuntoli “josh” Zirkzen

GS 30/11/2024 1 Min. Lesezeit

Edhe pse Kristiano Xhuntoli shprehet se nuk do të ndërhyjë në sulm në merkaton e dimrit, mediat italiane shprehen se deklaratat e tij janë thjesht për të çorientuar vëmendjen mediatike.

zirkze

Në Itali janë të sigurt se Xhuntoli është duke punuar fuqishëm për të afruar që në janar, sulmuesin e preferuar të Tiago Motës, Zirkze. Ky i fundit është i hapur për një largim nga Mançester Junajtidi pasi nuk po kalon një periudhë të mirë dhe kërkon të ribashkohet me trajnerin që shkëlqeu një vit më parë.

Drejtori i Juventusit ka nisur nga puna në mënyrë që të gjejë formulën e duhur për ta sjellë holandezin te Juventusi. Sipas asaj që raportohet, Xhuntoli po negocion me Junajtidin që të afrojë sulmuesin në formë huazimi dhe të zgjidh njëherë e mirë problemin e sulmit. Dhjetori pritet të jetë vendimtar për këtë lëvizje.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: