• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I dhuroi fitoren Juventusit në derbi, Konseisao pa frena: Tani le t’i fitojmë të gjitha ndeshjet

17/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Goli i tij i dha fitoren Juventusit në derbin e Italisë kundër Interit.konseisaoFransisko Konseisao u shpall edhe lojtari i ndeshjes në këtë supersfidë të fituar nga bardhezinjtë të cilët tashmë ngjiten edhe në zonën Champions, ndërsa ndalojnë Interin në rrugën për të “rrëmbyer” kreun. Pas ndeshjes, Konseisao, i cili është gjithashtu portugezi i tretë në historinë e Juventusit që arrin t’i shënojë Interit, komentoi për sfidën i shoqëruar me një buzëqeshje në fytyrë.

“Është një fitore shumë e rëndësishme, por ne duhet të bëjmë edhe shumë të tjera. Ky klub duhet që t’i fitojë të gjitha ndeshjet”, shprehet fillimisht Konseisao që më pas komenton edhe përqafimin me shokët e skuadrës pas golit të shënuar.

“Ka qenë një gol shumë i bukur për mua sepse në fund na dha fitoren. Fakti që grupi është i bashkuar shuhet qartë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë kështu. Megjithatë, tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve të cilën duhet ta fitojmë”, vazhdoi Konseisao që e mbyll prononcimin e tij pas ndeshjes me një koment për tifozët bardhezi të cilët e kanë mbështetur që në ditën e parë që ka zbarkuar në Torino.

“Ne kemi bërë thjesht punën tonë. E dimë shumë mirë se çfarë rëndësie kanë ndeshje të tilla për tifozët. Por ne duhet që të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha ndër të tjera Fransisko Konseisao pas ndeshjes.

Konseisao konfirmohet edhe njëherë një lojtar shumë i rëndësishëm për Juventusin e Tiago Motës që në dy ndeshjet e fundit në shtëpi ka shënuar dy herë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Neymar e shënon golin e parë që prej rikthimit në Santos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.