• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, August 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I dhuroi fitoren Spanjës kundër Anglisë, Ojarzabal është sinonimi i golave në finale

16/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lamine Jamal e Niko Uilliams janë dy emrat më të përfolur të Spanjës. Dy xhevahiret e vegjël të Luis de la Fuentes kanë bërë për vete Europën mbarë me paraqitjen në Gjermani. 10Por ka pasur dhe nga ata që nuk kanë marrë lavdinë e dyshes Niko-Lamine. Pa folur për Rodrin, lojtarin më të mirë të “Euro 2024”-s apo kapitenin Alvaro Morata, duhet përmendur Mikel Ojarzabal. Kapiteni i Sociedadit ka qenë një armë plus për Spanjën e De la Fuentes. Me plot gola ai mund të cilësohet si një njeriu i ndeshjeve të mëdha, njeriu i finaleve. Ishte goli i tij katër minuta nga fundi që i dha triumfin “La Roja”-s në Berlin 2-1 kundër Anglisë dhe dhënë titullin e katërt europian Spanjës.

Por goli në finalen e “Euro 2024” nuk është i vetmi për Ojarzabal si lojtar profesionist. Në karrierën e tij si profesionist ai ka luajtur katër finale, duke lënë gjurmënë secilën prej tyre, tri me Spanjën dhe një me Sociedadin. Me klubin e tij ka shënuar në finalen e Kupës së Mbretit, ndërkohë që tri të tjerat janë me Spanjën. Ka shënuar në finalen e Lojërave Olimpike, ndonëse Spanja u mund në Tokio. Ka shënuar në finalen e Ligës së Kombeve në vitin 2021, ku Spanja u mund nga Franca 1-2. Por të dielën ka qenë vendimtar me golin në Berlin që i dha Europianin Spanjës.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kur do të debutojë Kylian Mbappe me Real Madridin dhe kur do të fillojë stërvitjet?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.