Saturday, 16. May 2026
Sport

I dhuroi tre pikë të arta Realit, Arda Gyler, gol me dedikim: Jap gjithçka për fanellën e bardhë

GS 24/04/2025 1 Min. Lesezeit

Barcelonës i mjaftoi një magji e Dani Olmos. Realit i mjaftoi një perlë e Arda Gyler. E për rrjedhojë një ndeshje më pak e mbetur në La Liga për dy gjigantët dhe diferenca prej 4 pikësh që mbetet.

gyler

Turku i “Los blancos” e ka festuar gjatë me trajnerin e tij golin e shënuar në “Coliseum”, ndoshta sikur ta dinte se do të ishte goli i fitores. Në fund të takimit ai ka folur për mediat duke bërë me dije se do të japë gjithçka për fanellën e bardhë.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë sepse në fund kemi rrezikuar. Personalisht jam i kënaqur me paraqitjen dhe me golin. Kam festuar me trajnerin, për vetë besimin që ai më ka dhënë. Unë mundohem gjithnjë të bëj më të mirën dhe jam i lumtur që fituam”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: