• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I inatosur nga zëvendësimi, Leao ishte gati të përplasej me Piolin. Ja si Florenci e “markoi” në anësore për ta frenuar (VIDEO)

30/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barazimi 2-2 me Napolin është përjetuar gati si humbje te Milani, pasi pjesën e patë kuqezinjtë e mbyllën në avantazh të dy golave. Minutat e fundit të ndeshjes të luajtura në stadiumin “Maradona” nuk kanë qenë aspak të qeta për milanistët, ku tensioni u rrit me zëvendësimin e dy sulmuesve kryesor.

a

Trajneri Stefano Pioli vendosi t’i largonte nga loja dy yjet e skuadrës, Olivier Zhirud dhe Rafael Leao ,ku të dy nuk e përjetuan mirë zëvendësimin. Madje më keq e përjetoi Rafael Leao, i cili dukej qartë se ishte shumë  i acaruar me trajnerin. Madje portugezi ishte gati ta sulmonte, por fatmirësisht sulmuesit iu desh pak kohë deri sa të mbërrinte te pankina, pasi në momentin e ndërrimit ai doli nga fusha në sektorin prapa portës.

Gjatë ecjes me nxitim drejt pankinës nuk mumnguan fyerjet e Leaos  karshi trajnerit. Fillimisht ishin shokët e skuadrës,  Adli dhe  Pobega që po bënin nxehjen që u munduan ta qetësojnë, por pa ia arritur qëllimit. Më pas është radha e Florencit i cili arriti ta “markonte” disa metra portugezin duke ecur mbrapsht dhe duke i folur shokut të skuadrës për ta qetësuar.

Në fund Leao arrin te pankina ku duket qartë inati me trajnerin, të cilit i kërkon llogari për zëvendësimin, por pa kaluar në përplasje. Gjithçka u shua shpejt me atë komunikimin me tone të larta mes palëve dhe me Leoan që ulet në stol. Pas ndeshjes trajneri Stefano Pioli pohoi se do tu jepte shpjegime të dy futbollistëve për zëvendësimet e bëra.

👀 Leao questioning Pioli’s decision to take him off. Adli and Florenzi didn’t manage to calm him down.

pic.twitter.com/ltWnYnxCaN

— SempreMilan (@SempreMilanCom) October 30, 2023

;

🇵🇹🔄 Rafael Leão was not happy with being substituted yesterday vs Napoli… clearly asking manager Stefano Pioli why he was taken off. 🤷‍♂️ pic.twitter.com/qVgRLAsRgt

— EuroFoot (@eurofootcom) October 30, 2023

;

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Davis, më i miri i derbit dhe i javës në elitën e basketbollit kosovar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.