• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I jashtëzakonshmi Messi, gol nga gjuajtja e lirë për fitoren ndaj Portos

19/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vitet ikin, por ai mbetet i njëjti. Lionel Messi nuk ka rëndësi ku luan dhe me çfarë skuadre, ai vazhdon të dhurojë magji e spektakël në futboll.

Edhe në Kupën e Botës për Klube që po luhet për herë të parë në një format ndryshe në SHBA, Messi ka filluar të lë gjurmë.

Të enjten përballë Portos, nga disavantazhi  Messi udhëhoqi Inter Miamin drejt fitores së parë në grup, duke triumfuar 2:1.

Madje goli i avantazhit ishte i jashtëzakonshëm, nga gjuajtja e lirë dhe i paarritshëm nga portieri i portugezëve.

Porto udhëhoqi në pjesën e parë me golin e Aghehowas, pas 8 minutave lojë.

Në pjesën e dytë, Inter Miami barazoi me Segovian (47’), ndërsa Messi u përkujdes ta realizoj përmbysjen me golin e minutës së 54-të.

Ishte ky goli i 68-të në karrierë për argjentinasin nga gjuajtjet e lira, ndërsa bëhet futbollisti i parë në botë për më së shumti gola dhe asistime, me gjithsej 1250.

Me katër pikë po aq sa ka edhe Palmeiras në grupin A, Inter Miami është në rrugë të mirë ta kalojë grupin.

Dueli i radhës luhet pikërisht ndaj dy skuadrave të para në grup, Palmeiras – Inter Miami.

Next Post

PSV i kërkon Perishiç të vendosë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.