Pas transferimit të Ronald Araujo gjatë merkatos së verës, i cili ka bërë paraqitje shumë të mira deri tani, Liverpool po punon për të bërë një tjetër përforcim nga Barcelona gjatë merkatos së janarit. Objektivi i radhës i të kuqve është Alejandro Balde.
22-vjeçari i përfolur vazhdimisht për largim edhe gjatë verës, ka përfunduar tashmë si zgjidhje e tretë pas Xavi Espart dhe Joao Cancelo në krahun e majtë. Sipas Sport, është trajneri i Liverpool-it, Andoni Iraola, që ka ëkrkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Balde, gjatë merkatos dimërore.
Vlera në treg e Balde është rreth 40 milionë euro, edhe pse klauzola e largimit të tij, e vendosur nga Barcelona është 1 miliard euro. Balde është nën kontratë me katalanasit deri në vitin 2028, por largimi i tij gjatë janarit duket i sigurt.