• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I kërkoi Mesit autograf, skualifikohet për gjashtë muaj

27/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur e gjen veten përballë një kampioni si Lionel Messi, është e vështirë të qëndrosh i heshtur. Edhe nëse je një arbitër ndërkombëtar si Marco Antonio Ortiz Nava, i cili në fund të ndeshjes së Concacaf Champions League mes Kansas City dhe Inter Miami, vendosi t’i kërkojë një autograf kampionit argjentinas.

Një veprim në dukje i padëmshëm, por që pasi u përjetësua nga kamerat, ndezi menjëherë një sërë polemikash. Ishin drejtuesit e Kansas City-t që ngritën zërin dhe pasi humbën 1-0 në një ndeshje të luajtur mes -14 dhe -17 gradë, kërkuan ndërhyrje nga MLS dhe Concacaf. Kjo e fundit nuk priti shumë të skualifikonte për gjashtë muaj arbitrin meksikan.

“Sjellja e arbitrit nuk përputhet me kodin e sjelljes së Konfederatës për zyrtarët e ndeshjes dhe procedurat ekzistuese. Arbitri pranoi gabimin e tij, kërkoi falje për incidentin dhe pranoi masat disiplinore të zbatuara nga Concacaf”, shpjegoi Konfederata e Amerikës Qendrore në një deklaratë, duke paralajmëruar efektivisht zyrtarët e saj të ndeshjes nëse do të donin të kryenin veprime të ngjashme në të ardhmen.

 

Next Post

Po shpallet kampion në Angli, Federiko Kieza rrezikon të mbetet pa medalje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.