• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I kushtëzuar nga mungesa e Viniciusit, Ançeloti i kthehet kohës së Milanit me “pemën e Krishtlindjes”

31/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlo Ançeloti po bën të gjitha llogaritë e mundshme për të gjetur formulën e duhur te Reali për këto kohë që ai nuk do të ketë të gatshëm sulmuesin brazilian Vinicius Zhunior që do të mungojë deri në tetor. anceloti

Një nga variantet që italiani po bluan në kokë është ai i të kthyerit disa vite më pas në kohë kur drejtonte Milanin. “Pema e Krishtlindjeve” e Karlo Ançelotit, që aq për zemër e kishte te Milani, mund të rishfaqet këtë të shtunë në ndeshjen mes Realit të Madridit dhe Getafes në “Bernabeu” (16:15).

Por cila është pema e Krishtlindjes e Ançelotit? Në vitin 2013 ai botoi librin “Pema ime e Krishtlindjes”, në të cilin shpjegoi përvojat e tij si trajner, por edhe se sistemi i tij 4-3-2-1 që i ngjan një peme Krishtlindjesh. Në periudhën e tij të dytë në Madrid, ky “vizatim” ishte zhdukur për të kaluar në një 4-4-3 fiks, me variacione në një 4-2-3-1 dhe 4-4-2 me një mesfushë në formë diamanti këtë sezon. Tani, me Viniciusin jashtë për shkak të dëmtimit, Ançeloti mund të përdorë sistemin e tij ideal kundër Getafes.

Në atë vizatim, linja me tre në qendër të fushës do të përbëhej nga Valverde, Tçuameni dhe Kamavinga. Përpara tyre do të ishte Rodrigo dhe Bellingam dhe më lart në majën e “pemës” do të ishte Hoselu si i vetmi sulmues. Kjo është teorikisht ajo që mund të shihet këtë të shtunë ndaj Getafes. Një vendosje kjo jo pa qëllim e Karlos. Me një sistem të tillë, Bellingami do të vazhdonte të ishte pranë portës kundërshtare për të shfrytëzuar mundësitë që do t’i krijoheshin.

Ky nuk është opsioni i vetëm që ka italiani. Ai mund të përdorë përsëri 4-3-3 me Valverden, Rodrigon e Hoselun përpara në sulm, ndërsa me Bellingamin që do të zbriste poshtë në linjën e mesfushës, disi më larg nga porta. Trajneri i Realit, gjithashtu mund të vendosë bast në një dyshe të deklaruar përpara dhe Bellingamin si sulmues i tretë, por pak më i tërhequr pas dyshes Hoselu-Rodrigo.FSDGHFG

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kroos akuzon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.