Juventusi kërkon përforcime në janar, për t’i vënë në dispozicion trajnerit Masimiliano Alegri lojtarë që të mund të rritin nivelin e skuadrës dhe alternativat në një sezon ku është e qartë që luhet për titullin kampion. Sytë e bardhezinjve janë drejtuar nga Anglia, ku është piketuar si një përforcim sulmuesi anësor Xhedon Sanço.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, britaniku është një emër që u pëlqen bardhezinjve dhe ata kanë kërkuar informacione rreth tij dhe mundësisë për t’iu bashkuar klubit të Serisë A.. Ai ka shpjeguar se Juventusi është gati të marrë në huazim fillimisht lojtarin, teksa i intereson edhe që një pjesë të rrogës së tij ta paguajë klubi anglez.
Situatë që nuk u pëlqen “djajve të kuq” edhe pse për momentin kanë nxjerrë jashtë skuadre futbollistin me urdhër ta trajnerit Ten Hag. “Djajtë e kuq” kërkojnë vetëm një zgjidhje përfundimtare të këtij problemi, që do të thotë se presin oferta për të shitur kartonin e tij. Ndaj për momentin nuk ka asnjë bisedim të hapur zyrtarisht me Juventusin.
PANORAMASPORT.AL