Besiktashi ka prezantuar gjatë ditës së sotme futbollistin kosovar Milot Rashicën.
Rashica pas prezantimit ka folur duke thënë se është i lumtur me kalimin te skuadra nga Stambolli.
“Shumë i lumtur dhe i emocionuar që jam këtu. Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë”, u shpreh Rashica.
Kujtojmë, futbollisti kosovar gjatë sezonit të kaluar ishte i huazuar te Galatasaray.