• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“I lumtur që munda të ndihmoj skuadrën”, Mitaj: Akitivimi me Kombëtaren më solli në formë

23/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mario Mitaj është padyshim një nga “zbulimet” më të mëdha të teknikut Sylvinho, në Kombëtaren tonë, me anëosrin 20-vjeçar, të krahut të majtë të mbrojtjës, që po shkëlqen, si me “legjionarët”, por edhe me rusët e Lokomotiv Moscoë, skuadër në të cilën u transferuar për 3 milionë euro nga grekët e AEK.

Së fundmi, talenti nga Vermoshi u shpall dhe lojtari më i mirë i ndeshjes, në derbin që skuadra e tij zhvilloi ndaj skuadrës së Dinamo Moscoë e më e veçanta e këtij “çmimi” individual është pozicioni në të cilin zbriti në fushë Mitaj, teksa u pozicionua në rolin e mesfushorit defensiv.

Pas ndeshjes dhe pas vlerësimit me çmimin si “më i miri”, Mitaj u shpreh shumë i lumtur që mundi të ndihmonte skuadrën e tij dhe që më në fund u kthye në fushën e lojës si titullar, ndër të tjera, 20-vjeçari foli edhe për rolin e tij të ri në fushë si mesfushor defensiv.

“Jam shumë i lumtur që munda të ndihmoja skuadrën dhe u riktheva që të luaja pas shumë kohësh për 90 minuta. Bëmë një ndeshje të mirë, ndonëse duhet të merrnim 3 pikët. Besoj se kemi bërë një paraqitje të kënaqshme dhe ia dolëm që të merrnim një pikë.

Në momentin që trajneri më tha që do të luaja, mendova: në rregull jemi para një derbi, është një ndeshje e vështirë, por unë isha gati. Isha në një moment të mirë, vija pas dy ndeshjesh me Kombëtaren, ku morëm fitoren. I thashë trajnerit se jam gati të luaj në çdo pozicion që ai ka nevojë për mua dhe unë jam gati.

Për mua është e rëndësishme që të luajë dhe të ndihmoj skuadrën, në çdo pozicion që më kërkohet të luajë. Nuk është pozicioni im 100%, por jam përshtatur në këtë pozicion, pasi kam luajtur disa herë më parë. Aktivizimi me Kombëtaren në 2 ndeshjet qe luajtëm më ndihmuan që të arrij kondicionin e duhur fizik. U surprizova kur dëgjova emrin tim si lojtarin e ndeshjes. Jam vërtet i lumtur dhe shpresoj që të vazhdoj me këtë ritëm, por më e rëndësishmja është që të ketë sukses skuadra”,- u shpreh Mitaj. /i.m /abcnews.al 

Next Post

Menaxheri i parë shqiptar i licencuar nga FIFA, preshevari Hasan Kadriu, njeriu që dha gjithçka për Kombëtaren e Shqipërisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.