Monday, 24. August 2026
Sport

I madh në moshë për të arbitruar në Bundesliga 3, arbitri gjerman padit Federatën Gjermane të Futbollit

GS 09/12/2024 1 Min. Lesezeit

Francisko Lahora, njëri prej arbitrave më të mirë të Ligës Rajonale të Perëndimit, ka hedhur në gjyq Federatën Gjermane të Futbollit pasi sektori i rekrutimit të arbitrave nuk e promovuar që të arbitronte në Bundesliga 3.

28-vjeçari ka bërë me dije se ka ndërmarrë këtë aksion pasi sektori i arbitrave në këtë institucion nuk e ka promovuar me preteksin se nuk përmbush kushtin e moshës.

“Mendoj se për një arbitër kriteri kryesor duhet të jetë performanca dhe jo mosha”, tha arbitri nga Boni, i cili tregon se ndihet i diskriminuar nga ky vendim i marrë prej Federatës Gjermane të Futbollit.

Teilen: