Milani arriti të marrë një fitore me përmbysje,3-2, ndaj Frozinones, ku padyshim vendimtar u tregua sulmuesi serb, Luka Joviç, të cilit i mjaftuan 60 sekonda në fushë për t’i dhënë tri pikët kuqezinjve.
Pas ndeshjes, Joviç theksoi se është i lumtur për lojërat e mira që po bën dhe se dëshiron të vazhdojë kështu dhe të ndihmojë Milanin.
“ Po luaj shumë mirë dhe jam i lumtur për këtë! Unë gjithmonë përgatitem shumë për të qenë gati dhe jam veçanërisht krenar për fitoren. Viti 2024 ka nisur shumë mirë për mua, dua të vazhdoj kështu, jam krenar për triumfin ndaj Frozinones:, u shpreh sulmuesi i “djallit”, Luka Joviç.
PANORAMASPORT.AL