• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I mohuan penallti ndaj Juventusit, administratori i Bolonjës shpërthen në akuza: Është çmenduri, janë episode të pabesueshme

27/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klaudio Fenuçi, administratori i klubit të Bolonjës, ka shpërthyer në kritika pas ndeshjes që skuadra e tij barazoi ndaj Juventusit. Ai ishte shumë i acaruar me gjykimin e kësaj sfide, teksa është i bindur se ekipit të tij i është mohuar një penallti e qartë që mund t’i jepte fitoren skuadrës.

Collage Maker-27-Aug-2023-09-14-PM-8648

“Ky është momenti për të folur për gjyqtarët. I bëj komplimentet e mia skuadrës, por një gabim i jashtëzakonshëm i gjyqtarëve na ka hequr nga duart një fitore të sigurt. Kishte një penallti dhe karton të kuq. Jam këtu për të mbrojtur djemtë dhe tifozerinë, pasi nuk ishte një fitore banale. Puna që po bëhet prej vitesh për VAR-in duhet përmirësuar, janë episode të pabesueshme.

Një lojtar i rrëzuar para portierit nuk mund të sjellë gjë tjetër veçse penallti dhe karton të kuq. Një gabim në epokën e teknologjisë që është i padurueshëm. Ka keqardhje pasi po punohet prej shumë vitesh rreth teknologjisë. Unë kam qenë një prej atyre që kanë kërkuar afrimin në kohë të integrimit të VAR-it dhe nuk arrijmë të kuptojmë se si në episode si ky nuk mund të ndërhyhet. Është me të vërtetë një çmenduri”, tha ai për “DAZN” në përfundim të sfidës së sotme.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Plasin polemikat në Itali, Bolonjës i mohohet një penallti e pastër ndaj Juventusit

Next Post

Lukaku nuk ndryshon asgjë, Interi shkoi në finalen e Championsit pa të

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.