Tuesday, 3. March 2026
Sport

I ngjan edhe kjo Xherdan Shaqirit  ​​​​​​​

GS 15/06/2023 1 Min. Lesezeit

Xherdan Shaqiri i është bashkuar kombëtares së Zvicrës.

Zvicra po bëhet gati për sfidën me Andorrën që do të luajë të premten e 16 qershorit në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Paraditen e së mërkurës u zhvillua një seancë stërvitore e mbyllur e ekipit kombëtar të Zvicrës.  

Fëmijë të ndryshëm gjejnë një mënyrë për të parë idhujt e tyre.

“Një fans i vogël e i madh i kombëtares e thërret ‘Shaqirin’ gjatë gjithë kohës. 

Problemi është se ai thërret gjithmonë në drejtim të Andi Zeqirit. 

Në fund të stërvitjes, sulmuesi i FC Baselit i jep një autograf vogëlushit dhe zgjidh keqkuptimin. 

Fansja e kombëtares është habitur vërtet me ngatërrimin e tij”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.

Teilen: