• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“I nxijmë”, deklarata e Niko Uilliams zemëron holandezët

22/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja barazoi 2-2 me Holandën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe do të luajë për një vend në “Final Four” në “Mestalla” të dielën e ardhshme.

uilliams

Niko Uilliams ishte më i miri nga të tre sulmuesit e Spanjës, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer. Ai shënoi golin e 0-1 të Spanjës dhe më pas po nga këmbët e tij erdhi rasti i golit të barazimit të Mikel Merinos. “Ne e dimë se duhet t’i bëjmë gjërat në këtë mënyrë dhe të punojmë më shumë”, tha fillimisht Niko Uilliams. Por më pas ai lëshoi një batutë që nuk u prit mirë në Holandë. “Jam i sigurt se do t’i nxijmë në Spanjë”.

Pikërisht kjo batutë jo fort etike nuk u pëlqeu “Oranje”-ve. Kanë qenë trajneri Ronald Kuman dhe sulmuesi Ksavi Simmons ata që kanë reaguar ndaj fjalëve të lojtarit spanjoll, të cilët pak çaste më vonë, siç janë kapur nga kamerat e “El Desmarque”, kanë sqaruar deklaratën e tij për të mos përshkallëzuar më tej çështjen.

“Nuk e thashë kështu”, nisi lojtari bask kur disa gazetarë i treguan reagimin e skuadrës holandeze ndaj fjalëve të tij në zonën mikse. “Më doli, ashtu pa dashur – tha Niko – Po pres me padurim të dielën. Pastaj ju e dini se unë nuk jam i tillë, të lëshoj deklarata që mund të ofendojnë dikë”.

 

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Muriqi e Foda, me fjalë të mëdha për Kosovën, para ndeshjes së kthimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.