Klasi i Lamin Jamal, mrekulloi edhe yllin e Mançester Sitit, Erling Haland. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi norvegjez, e quajti talentin e Barcelonës, të pabesueshëm (Incredible), teksa po shikonte nga ekrani aktin e parë gjysmëfinal të Champions-it, mes Barcelonës dhe Interit që përfundoi në barazim 3 me 3.
Jamal ishte në dyshim pak minuta para startit të supersfidës, teksa u lëndua në nxehmje, por djaloshi katalanas, arriti të bënte një përformancë magjike, duke shënuar edhe golin e parë të Barcelonës.
PANORAMASPORT.AL