Carlos Agusto është i pakënaqur me situatën e tij tek Inter, ku ka një rol dytësor, pavërsisht se mund të mbulojë disa pozicione në fushë si mbrojtës i majtë, qendërmbrojtës dhe mesfushor.
Këtë sezon, braziliani e ka nisur si titullar vetëm në 20 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, si dhe ka dhënë 2 asiste. Sipas “Corriere dello Sport”, 27-vjeçari është i frustruar nga mungesa e minutave në fushë dhe po mendon largimin në verë.
Sipas raportimit në fjalë, për Carlos Agusto ka interes konkret nga Juventus dhe Roma. Vetë lojtari dëshiron më shumë verdhekuqtë, pasi sistemi dhe stili i lojës që përdor Gian Piero Gasperini përshtatet më së miri me profilin e tij.
Inter është i gatshëm të lejojë largimin e barazilianit, mjafton që oferta të jetë 20 milionë euro. Kujtojmë se Carlos Agusta u transferua nga Monza në vitin 2024 për 13.5 milionë euro dhe është nën kontratë me zikaltrit deri në vitin 2028.