Sunday, 5. April 2026
Sport

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

GS 04/04/2026 1 Min. Lesezeit

Vedat Muriqi vendosi ndeshjen në minutat shtesë, duke i dhënë fitoren dramatike Real Mallorca ndaj Real Madrid me gol nga kundërsulmi.

“Mbretërit” kishin barazuar në minutën e 88-të, por sulmuesi kosovar reagoi në momentin vendimtar për të siguruar tri pikë të arta për ekipin e tij. Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në 31 pikë dhe largohet nga zona e rrezikut, duke lënë pas Elche.

Nga ana tjetër, Real Madridi rrezikon garën për titull, pasi Barcelona mund të shkëputet në shtatë pikë nëse fiton ndaj Atletico Madrid.

Ky ishte goli i 19-të sezonal për Muriqin, i cili renditet i dyti në listën e golashënuesve pas Kylian Mbappé.

Teilen: