• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I paprekshëm për Allegrin

04/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E përditshmja italiane “Gazzetta Dello Sport” ka bërë një rezyme të situatës së mesfushorit francez Adrien Rabiot. 28-vjeçari ka një kontratë që skadon në fund të sezonit me Juventus.

Ai mund të lërë bardhezinjtë me parametrin zero, ndërkohë që këtë verë luhet edhe Europiani, që mund të vendosë shumë për fatin e Rabiot. Ai mbetet i përkëdheluri i trajnerit Allegri, që e bindi të qëndrojë edhe këtë sezon në Torino.

“Duhet ende të arsyetoj për të ardhmen time.

Kam thënë se ndihem mirë këtu, por për të ardhmen time do të flasim më vonë, në një moment të dytë”, u shpreh Adrien Rabiot.

Mesfushori i ka kërkuar më shumë kohë klubit për të vendosur për të ardhmen e tij, duke kërkuar që të mos e vënë nën presion për kohën. Ai pret të shohë se deri ku mund të shkojë ky ekip, nëse mund të luajë sërish në Champions League.

Natyrisht që edhe shifrat kanë rëndësinë e tyre. Aktualisht, Rabiot arkëton 7.5 milionë euro në sezon, ndaj ai kërkon një rritje. Disa skuadra në Angli janë gati ta kënaqin ekonomikisht, ndaj ai pret.

Next Post

Nga Anelka te Juventus tek Çerçi në Milano, ja 10 dështimet më të mëdha të merkatos së dimrit në Serie A

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.