• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I papunë prej vitit 2023, ish-trajneri i Chelseat refuzon stolin e Ajax

10/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ajax kaloi një sezon mes shumë vështirësish në Eredivisie me skuadrën që kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit mban vendin e pestë në garë për të siguruar një vend në Europa Leaguen e sezonit të ardhshëm.

“Harkëtarët”, aktualisht drejtohen nga John Van’t Schip që mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të trajnerit Maurice Steijn në tetor të vitit të kaluar. Por, për sezonin e ardhshëm drejtuesit e klubit kanë plane të tjera dhe kanë nisur nga puna për të identifikuar “timonierin” e ri.

Graham Potter ishte emri që kontaktuan drejtuesit e Ajax, por menaxheri britanik duket se e ka refuzuar ofertën e holandezëve.

Potter që është i papunë prej prillit të vitit 2023, e refuzoi Ajaxin me arsyen se nuk e bind projekti i klubit. Ndërkohë, te Ajax shpresojnë te një rikthim i mundshëm i Erik ten Hag në rast se ky i fundit shkarkohet nga Manchester United në fundin e sezonit për shkak të ecurisë zhgënjyese me anglezët.

Next Post

Mësohet data dhe ora e saktë e finales së Kupës së Kosovës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.