• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I paqartë para portës, Vlahoviç shqetëson Juventusin…

02/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka shënuar asnjë gol me aksion përballë tifozëve të tij në shtëpi për këtë start sezoni. Po flasin për Dushan Vlahoviçin që e ka nisur jo mirë këtë sezon me “Zonjën” ku pavarësisht topave të çuar në fundin e rrjetës ka qenë në qendër të kritikave për rastet e shumta të humbura.dusan-vlahovic-juventus-2022-1649683282-83555Nga Komo te Roma e nga Empoli te Kaljari për të përfunduar më pas te sfida ndaj Parmës, rastet ku Vlahoviç humbet shumë raste tashmë janë kthyer në një shqetësim të vërtetë. Ishte minuta e 13-të kur bardhezinjtë që ishin në disavantazhin e një goli, shohin sesi Dushan Vlahoviç nuk çon dot në rrjetë një top që e ka në këmbë vetëm pak metra larg portës.

Ky është vetëm rasti i fundit që tregon se qartësia para portës po i mungon sulmuesit serb, ndoshta për shkak se nuk pushon, ose ndoshta për arsye të tjera. Ajo që po i bën drejtuesit e Juventusit, por edhe Tiago Motën të shqetësohen janë rastet e shumta të humbura. Serbi nuk është aspak i qartë përpara portës dhe në mungesë të një alternative tjetër, Mota duhet të punojë edhe më shumë për të bërë sulmuesin të finalizojë.

Megjithatë, vetëvlerësimi i lojtarit duhet të forcohet me kalimin e kohës, pasi shifrat e përgjithshme në aspektin personal, ku ka shënuar 8 gola në 13 ndeshje mes Champions-it dhe Serisë A flasin mirë për të. Ky është starti i dytë më i mirë në karrierën e tij, ku më mirë ka bërë vetëm në sezonin 2021-2022 ku shënoi 10 gola në startin e kampionatit. Pavarësisht golave, rastet e shumta flagrante të humbura vazhdojnë të shqetësojnë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

FShF-ja dënohet nga UEFA për ndeshjen Gjeorgji – Shqipëri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.