Friday, 15. May 2026
Sport

I pari që mundi Murinjon në një finale europiane, trajneri spanjoll shkarkohet nga rekordmenët e Europës

GS 09/10/2023 1 Min. Lesezeit

Hoze Luiz Mendilibar nuk është më trajneri i Seviljas.

mendilibar

Rezultatet e dobëta të skuadrës spanjolle në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve kanë bërë që klubi të marrë vendimin drastik për trajnerin që i shpalli kampionë të Ligës së Europës.

Mendilibar u bë i pari trajner që mundi Zhoze Murinjon në një finale europiane, por që rezultatet e fundit nuk i kanë bindur drejtuesit.

Vendimi ka ardhur menjëherë pas barazimit me Vajekanon në kampionat, teksa Sevilja ka nisur nga puna për të gjetur trajnerin e ri.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: