Në Gjakovë të dielën u mbajt gara e kërcimeve nga Ura e Fshejtë, garë kjo tashmë tradicionale për këtë komunë që organizoi edicionin e 73-të të saj.
Adrenalina e madhe është ajo me të cilën karakterizohet kjo garë, por edhe rreziku i pjesëmarrjes në të është mjaftë i madh.
Në mesin e tre anëtarëve të jurisë që vlerësonin garuesit, ishte edhe ish-garuesi dhe kërcimtari nga Ura e Fshejtë, Sokol Haliti i cili ishte kampion i kësaj gare, por edhe nënkampion i kërcimeve nga Ura e Monstarit në Bosnjë e Hercegovinë.
Por, pikërisht nga ura e Monstarit, Hoti ka kujtime të hidhura pasi në vitin 1988 aty humbi jetën shoku i tij i ngushtë Besim Mulliqi pas kërcimit nga 30 metra lartësi.
Hoti: Mulliqi u flijua për Kosovën
“Kam qenë kampion këtu nga Ura e Fshejtë dhe nga Ura e Monstarit nënkampion. Në vitin 1987 kamë kërcyer dhe në vitin 1988. Në 88-tën kemi pasur një fatkeqësi, shoku im i ngushtë Besim Mulliqi që u flijua për garë të Kosovës sepse ishim vetëm tre veta shqiptar, me kërcimin e tij fenomenal e theu kurrizin nga Ura e Monstarit dhe pas një jave vdiq. Aty më ka mbetur trauma prej vitit 1988 sepse ka qenë kampion dhe kërcimtar i mirë dhe i shkëlqyeshëm.”, tha Hoti.
Ai tregon për KosovaPress se deri tek ngjarja tragjike erdhi për shkak të lartësisë së madhe dhe shtypjes së lartë të ujit që i shkaktoi pëlcitjen e kurrizit Besim Mulliqit.
Hoti: Nga shtypja e ujit, Mulliqit i ka pëlcitur kurrizi
“Besimi 20 vjeçar ka qenë. Kjo ka mundur të më ndodh edhe mua, çdokujt mund t’i ndodhte sepse me të vërtetë është sport shumë i rrezikshëm, koncentrimi, por hyrja në ujë kur është bërë, lartësia e madhe 30 metra nga Ura e Monstarit, këtu në qafë nga shtypja e ujit i ka pëlcit kurrizi. Menjëherë nuk ka mundur t’i lëvizë as këmbët e as duart. Por çfarë më ka mbetur në mendje, kur e kanë nxjerrë nga uji në Monstar, zhytësit nuk e kanë nxjerrë siç duhet, aty e kanë lënduar edhe më shumë. Shumë goditje e thellë, e dhimbshme për ne dhe familjen e tij.”, theksoi Hoti.
Hoti shton se frika se diçka e tillë mund të ndodh edhe në kërcimet nga Ura e Fshejtë i përcjellë nga vitit në vit kur nisin përgatitet për organizimin e kësaj gare.