Angli, Maqedoni e Veriut dhe Ukrainë. Janë këto kundërshtarët e fundit me të cilët do të përballet Italia për të siguruar biletën në “Euro 2024”. 10 pikë për të kaltrit, po aq sa edhe Ukraina.
Por cilat janë llogaritë që bëjnë kampionët e Europës për të mos munguar në Gjermani? Ata duhet të fitojnë 4 pikë në 3 ndeshjet e ardhshme, por pa e humbur përballjen direkte me Ukrainën në ndeshjen e fundit. Duhet të fitojnë 4 pikë në ndeshjet kundër Anglisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina të humbasë me Maltën.
Të mundin Anglinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Ukrainën që nuk fiton ndaj Maltës. Të mundin Ukrainën në ndeshjen e fundit në grup. Të mbërrijnë me pikë të barabarta me Ukrainën në ndeshjen e fundit dhe nuk humbasin.
PANORAMASPORT.AL