Në Slloveni kërkohej të hiqej flamuri i Kosovës, derisa po zhvillohej ndeshja mes Shqipërisë e Kroacisë.
I riu i cili ka mbrojtur flamurin e Kosovës për të mos e larguar, është Dren Mzarekaj dhe ka folur për ngjarjen.
Ai tregoi se si ka rrjedhe gjithë ngjarja, dhe se si në fund flamujt nuk u hoqën.
“Ishim duke shikuar lojën kur një grua nisi të largoj flamujt. Shkova tek ajo gruaja kapa flamujt nga dora saj, dhe ajo tha do t’i thërras policinë për t’i larguar sepse jeni duke i fshehur simbolet e ekipit slloven. Edhe e thirri atë sigurimin që shihet në video dhe ai u afrua te unë, tha largoni flamujt sepse presidenti Federatës ka thirrur për t’i larguar”, u shpreh Mazrekaj.
“I thash pritni pesë minuta sa të kryhet ndeshja, pastaj i heqim. Ai nuk pranoi, tha i heq vet, ku dhe mori drejtimin nga flamujt”.
“Unë vrapova pak dhe dola para tij dhe mbrojta flamurin e Kosovës, pastaj vrapuan disa shqiptarë tjerë dhe thanë që nuk do t’i largoni”.
“Erdhën dhe policia ku pastaj u qetësua situata. Flamujt mbetën aty”, tha ai.