• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I rrëmbeu vendin Lunin te Ukraina, portieri: Me Shqipërinë është 50/50, të gjithë të barabartë

03/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Anatoli Trubin i ka rrëmbyer vendin e titullarit në radhët e përfaqësueses së Ukrainës Lunin dhe duket se do ta mbajë atë edhe gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ku sfidën e parë gardiani i Benfikës e ka pikërisht përballë Shqipërisë.

trubin lukaku

Ai është i ndërgjegjshëm që Ukraina duhet të bëjë një paraqitje të mirë pas zhgënjimit në Europian, por mendon se në grupin ku ka rënë ajo, të gjithë janë të barabartë dhe kanë të njëjtat shanse për sukses në ndeshje.

“Pas Europianit, ne kishim kujtime negative, por tashmë kemi një turne të ri përpara. Kam ardhur këtu me optimizëm, po e prisja me padurim grumbullimin dhe takimin me të tjerët. Liga e Kombeve të jep një tjetër mundësi që të kualifikohesh për Botërorin, ndaj nuk mund të shihet si miqësore.

Unë dua të luaj me kundërshtarë të fortë. Siç e pamë në Euro 2024, ekipet kombëtare janë në një tjetër nivel. Çdo kundërshtar do të jetë i vështirë, ndaj është një mundësi e ,mirë për të luajtur ndaj këtyre skuadrave dhe të tregojmë nivelin tonë.

Besoj se të gjithë në grupin tonë janë në të njëjtin nivel. Gjeorgjianët ia dolën të shkonin në fazën me eliminim direkt të Europianit, ndërsa Shqipëria dhe Çekia nuk ia dolën. Por kur të luajmë ndaj njëri-tjetrit, mendoj se shanset do të jenë 50-50”, tha portieri nga grumbullimi i përfaqësues ukrainase në Pragë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Uzuni, Mitaj e Asani bashkohen me kombëtaren shqiptare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.