• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I shënoi dhe e mundi lojtari i tij, Tuhel i inatosur: Në Angli ka një rregull të këndshëm

11/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Humbja e Bajern Mynih përballë Bajer Leverkusen ka vënë përsëri nën breshërinë e kritikave Tomas Tuhel. Trajneri i bavarezëve pa skuadrën e tij të shpërbëhej përballë asaj të Çabi Alonsos që mori një fitore me meritë me shifrat 3-0.

tuhel

Në fund të sfidës, trajneri i kampionëve në fuqi u mundua të gjente justifikime për këtë paraqitje dhe një prej tyre kishte lidhje me Josip Stanisiç. Futbollisti kroat është huazuar nga Bajerni te “aspirinat” dhe ishte pikërisht ai i cili i dha avantazhin skuadrës së Leverkusen.

Tuhel mendon se kjo është e gabuar dhe në konferencën për shtyp u shpreh se edhe në Gjermani duhej vepruar si në Angli, ku nuk lejohej aktivizimi i lojtarëve të huazuar ndaj skuadrës me të cilën ishin nën kontratë.

“Në Angli ka një rregull të këndshëm në të cilin thuhet se kur ti huazon një lojtar te një ekip tjetër, ai nuk mund të luajë kundër teje. Sipas meje, kjo ka më shumë kuptim. Për fat të keq, ky rregull nuk ekziston në Gjermani”, tha trajneri për Stanisiç, i cili ka luajtur 41 ndeshje me fanellën e Bajernit dhe ka fituar 3 herë titullin kampion me bavarezët.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Bayern pranon dështimin 67 milionësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.