Në Torino tifozët e Juves kanë një idhull më shumë. Ai është Andrea Kambiaso, mbrojtësi i majtë, i cili kur duhet bën edhe mesfushorin, një lojtar xhol, por që konfirmohet edhe një ultras bardhezi në momentet që duhet.
![]()
Në një video të fundit me Bremerin në rrjetet sociale, dy juvetinët jo vetëm që kanë qeshur me njëri-tjetrin, por në një moment Kambiaso ka thumbuar keq edhe rivalët e përjetshëm të Interit: “Formacioni im ideal për vitin 2023 është: Shezni, Kim, Van Dajk, Teo Hernandez, Arnold, Bellingam, Kieza, Rodri, Mbape, Vinicius dhe Mesi.
![]()
Por pa dyshim që titullin e lojtarit të vitit e meriton Rodri (i Sitit), i shënoi Interit në finale”, e mbyll Kambiaso mes të qeshurave.
PANORAMASPORT.AL

