• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I shënoi Lyonit, Dembele i përgjigjet Enrique-s: Po, nuk e ka as vëlla, as baba…

16/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Të shtunën e kaluar, Luis Enrique komentoi marrëdhënien e ndërlikuar që ka me Ousmane Dembélénë, duke theksuar se nuk është ‘as baba, as vëlla dhe as shok’ për sulmuesin francez apo për ndonjë lojtar tjetër.

Të dielën, pas fitores së PSG-së ndaj Lyonit (3-1), Dembélé reagoi ndaj fjalëve të trajnerit spanjoll dhe… ra dakord me to: ‘Siç tha ai në konferencën për shtypin, ne nuk jemi vëllezër, ai nuk është babai im. Është një marrëdhënie trajner/lojtar. Tani e njoh pak më mirë. Po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar PSG-në të rritet’.

Kundër Lyonit, Dembélé ishte titullar për herë të parë që nga 26 nëntori, ditë kur PSG-ja u mposht në Mynih (1-0) dhe francezi u përjashtua nga ndeshja. Më parë, sulmuesi ishte larguar nga skuadra për arsye disiplinore, duke humbur ndeshjen ndaj Arsenalit në fillim të tetorit. 27-vjeçari u desh të kërkonte falje para se të rikthehej në ekip.

Në këtë sezon, Dembélé ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë po aq asistime në 18 ndeshje të zhvilluara.

 

Next Post

Leganes “stërkëmbësh” Barcelonës, katalanasit gabojnë rëndë në shtëpi dhe arrrihen në krye nga Atl.Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.