Thursday, 28. May 2026
Sport

I shënoi Sitit, Federata ndalon lojtarin e Arsenalit në dhomat e zhveshjes. Arteta: Është e pabesueshme

GS 05/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ethan Nuaneri është vetëm 17-vjeç dhe po spikat me Arsenalin, teksa ishte ai që shënoi golin e fundit në fitoren 5-1 të “Topçinjve” kundër Mançester Sitit.

Screenshot 2025-02-05 200710

Një fakt interesant, që është komentuar nga trajneri Arteta, është se Nuaneri nuk lejohet të qëndrojë në dhomat e zhveshjes me ekipin e të rriturve.

Një rregull i Federatës Angleze, që ndalon lojtarët nën 18 vjeç të qëndrojnë me ekipin e parë. Kjo është arsyeja përse Nuaneri vishet i ndarë nga pjesa tjetër, para se të bashkohet për nxemjen.

“Ethan nuk mund të jetë pjesë e dhomës sonë të zhveshjes akoma, që është diçka e pabesueshme. Ai duhet të vishet diku tjetër, edhe në ditën e ndeshjes”, u shpreh Arteta.

Nuaneri është lojtari më i ri që ka debutuar në Premier Ligë. Këtë sezon numëron 6 gola për Arsenalin në të gjitha kompeticionet.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: