Skuadra e Borusia Dortmund iu afrua shumë afër mrekullisë në finalen e Ligës së Kampioneve, pasi i vendosi për një pjesë të madhe të ndeshjes me shpatulla pas muri Real Madridin. Por në fund gjermanët dolën të përlotur nga fusha, duke qarë më shumë morinë e rasteve që krijuan në një ndeshje të humbur përballë cinizmit të madrilenëve ekspertë të finaleve të tilla.
Tifozët e tyre nuk kursyen duartrokitjet ndaj lojtarëve, duke i përcjellë gjithsesi si heronj për atë që kishin shfaqur në fushën e lojës. Por padyshim që për ta mbetej keqardhja, siç shprehej në një postim të vetë klubit në rrjetet sociale pas fundit të një rrugëtimi fantastik.
“Futbolli nuk është një përrallë dhe nuk ka gjithmonë një fund të lumtur.
Historia jonë vazhdon dhe ne nuk do ia dilnim pa mbështetjen tuaj. Muri ynë i verdhë i mrekullive për gjithçka”, shkruhej në këtë postim të klubit që u drejtohej tifozëve që nuk ia dolën të gëzonin pas kësaj ndeshje.
Football isn’t a fairytale and there aren’t always happy endings.
Our story continues, and we couldn’t do it without your support. Our Yellow Wonderwall through it all.
Thank you 💛
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) June 1, 2024
PANORAMASPORT.AL