Një 60-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është lokalizuar dhe arrestuar në Fier, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurmimi”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrolleve për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, kanë lokalizuar në fshatin Bishan shtetasin M. T., 60 vjeç.
Sipas Policisë, ndaj tij Gjykata e Madridit në Spanjë ka lëshuar urdhër-arrestin, pasi dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga legjislacioni penal spanjoll.
Në vijim të veprimeve procedurale, 60-vjeçari është arrestuar përkohësisht, me qëllim ekstradimin e tij drejt Spanjës.
/rtsh.al/