• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I tepërt “luksi” te Milani, Origi punon mes Romës e Firences

15/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në verën e vitit 2022, Milani nënshkroi me Divok Origin si lojtar i lirë, me një kontratë katërvjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon. Në sezonin e tij të parë me kuqezinjtë, sulmuesi belg bëri 36 paraqitje dhe shënoi 2 gola, duke zhgënjyer pritshmëritë.

origi

Pas huazimit të sezonit të kaluar te Notingeam Forest, belgu u rikthye te kuqezinjtë. Megjithatë, në korrik, Zlatan Ibrahimoviç njoftoi se ai dhe Fode Balo-Ture do të luanin për “Milan Futuro” në Serinë C dhe se nuk do të ishin pjesë e Ekipit të Parë.

Mbrojtësi, të paktën, po luan me skuadrën e drejtuar nga Bonera edhe pse në ndeshjen e parë ai u përjashtua me karton të kuq. Divok Origi, megjithatë, nuk e pranoi këtë mundësi minutazhi dhe sipas “La Gazzetta dello Sport” ai stërvitet me një trajner në Romë por edhe në Firence, por nuk ka punuar asnjëherë me skuadrën e Fonsekës.

Aventura e tij me Milanin është në fundin e saj, por ai duhet të qëndrojë në Itali për një pjesë të sezoni, sepse, siç zbulohet nga e përditshmja, kjo është e vetmja mënyrë për të përfituar nga avantazhet e Dekretit të Rritjes. Dhe këtu flasim për kontratën e tij, e cila rëndon në arkat e Milanit dhe skadon më 30 qershor 2026. Në verë dukej i mundur një transferim në Turqi, por në fund nuk u bë asgjë. 29-vjeçari do të vazhdojë të stërvitet me një trajner personal dhe në janar mund të ndryshojë klub.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Origi punon mes Romës e Firences

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.