• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I veçanti Sylvinho, trajneri i Kombëtares, i vetmi joeuropian në Gjermani

06/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mund të mburremi se edhe ne kemi të veçantin tonë.

Nuk meriton vetëm Jose Mourinho të ketë këtë nofkë, por edhe Sylvinho.

Trajneri i Kombëtares shqiptare është i vetmi që nuk është nga Evropa në finalet e kampionatit që do të zhvillohen verën e ardhshme në Gjermani.

Braziliani madje është i vetmi nga Amerika Latine.

Të gjithë të tjerët janë nga “kontinenti i vjetër”, dhe një shtet dallon nga të tjerët.

Ky shtet është Italia, që ka katër njerëz të stolit ndër 21 skuadrat e kualifikuara deri tani, ndërsa tre të tjera do të përcaktohen nga “play off”-i i marsit të 2024-ës.

Ndër ta është padyshim Luçiano Spaleti I Italisë, por po ashtu Vincenzo Montella I Turqisë, Marco Rossi i Hungarisë dhe trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona.

Evropiani do të ketë dy trajnerë nga Gjermania, Julian Nagelsmann e kombëtares vendase, si dhe Ralf Rangnick e Austrisë, ndërsa një tjetër është me nënshtetësi të dyfishtë, gjermane dhe italiane, e ky është Domeniko Tedesco i Belgjikës.

Dy trajnerë ka edhe Spanja, teknikun e “Furisë së Kuqe”, Luis de La Fuente dhe atë të Portugalisë, Roberto Martinez.

Të gjitha vendet e tjera përfaqësohen nga një trajner, siç është rasti I Anglisë me Garet Sauthgate apo i Francës, nënkampione e botës me Didier Deschamps.

Duke u kthyer tek Svlvinho, braziliani arriti një kualifikim të merituar në finalet e Evropianit me 4 fitore, 3 barazime e vetëm 1 humbje në një grup të vështirë me Çekinë e Poloninë. /i.m /abcnews.al

Next Post

“433” krahason golin e futbollistes shqiptare me Garnachon

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.