Friday, 28. August 2026
Sport

I vendosur të transferohet tek Barcelona, për të tretën ditë radhazi, Julian Alvarez mungon në stërvitjen e Atletico Madridit

GS 28/08/2026 2 Min. Lesezeit

Julian Alvarez ka munguar për të tretën ditë radhazi në stërvitjen e Atletico Madridit, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetjet rreth të ardhmes së sulmuesit argjentinas.

Mungesa e tij vjen në një moment kur Alvarez po lidhet gjithnjë e më shumë me një transferim te Barcelona. Sulmuesi  dëshiron të largohet nga Atletico dhe preferenca e tij është skuadra katalanase, transmeton lajmi.net.

Në ditët e fundit, Barcelona ka shfaqur interes të fortë për Alvarez, ndërsa presidenti i klubit, Joan Laporta, ka konfirmuar se argjentinasi vazhdon të jetë në planet e klubit.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid ka mbajtur qëndrim të prerë dhe nuk dëshiron ta shesë sulmuesin te Barcelona. Drejtuesit e klubit madrilen kanë bërë të ditur se nuk kanë ndërmend të negociojnë transferimin e tij.

Fillimisht, mungesa e Alvarez në stërvitje ishte arsyetuar me probleme shëndetësore. Megjithatë, fakti që ai nuk është paraqitur për tri ditë radhazi ka shtuar dyshimet se situata rreth të ardhmes së tij mund të jetë më e komplikuar.

Nëse dëshira e Alvarez për t’iu bashkuar Barcelonës vazhdon të mbetet e fortë, ditët në vijim mund të jenë vendimtare për të ardhmen e tij. Atletico, ndërkohë, vazhdon të insistojë se nuk dëshiron ta humbasë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës./lajmi.net/

Teilen: