Wednesday, 13. May 2026
Sport

I vogli ia kaloi të madhit, Pipo Inzagi i thur elozhe të vëllait: Interi është për rast studimi

GS 05/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pipo Inzagi i ka thurur elozhe vëllait të tij Simone Inzagi duke thënë se është shndërruar në një nga trajnerët më të mirë në Europë dhe mënyra se si luan Interi i tij është rast studimi.

“Interi është një rast studimi nga të gjithë trajnerët sepse mënyra se si e ka shndërruar Simone është e pabesueshme.

Mënyra si lëvizin dhe si luajnë është e jashtëzakonshme.

Dua ta falënderoj atë dhe skuadrën zikaltër që pranuan të luanin me Pizën”, tha Pipo.

Teilen: