• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

I zemëruar nga sanksionet, Abramoviç gati të flasë/ Ish-pronari i Çelsit do të japë intervistën e parë që nga viti 2021

24/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Roman Abramoviç ka diskutuar për herë të parë mbi shitjen e detyruar të Çelsit. Rusi, ish-pronar i “Bluve”, i cili drejtoi klubin në periudhën më të suksesshme të historisë së tij, ka dhënë intervistat e tij të para që nga ajo që ka bërë për herë të fundit me “Forbes” në vitin 2021, për një libër të ri që do të publikohet këtë verë.

ABRAMOVICCCC

Abramoviç vazhdon të jetë nën sanksione nga qeveria britanike për shkak të lidhjeve të dyshuara me presidentin rus Vladimir Putin. Ai u godit fillimisht prej sanksioneve nga qeveria konservatore e Boris Xhonsonit pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022. Pas kësaj, asetet e tij u bllokuan dhe ai u detyrua të shiste klubin e Premier Ligës.

Ky proces përfundoi kur konsorciumi i Tod Bohlit, “Clearlake Capital” bleu Çelsin në maj të vitit 2022. Abramoviç ka realizuar dy intervista rreth shitjes. Njëra ndodhi në Abu Dabi në janar dhe tjetra në Stamboll, një vit më parë, ku miliarderi rus kalon pjesën më të madhe të kohës së tij. Intervista, e cila është ndarë në dy pjesë, do të trajtojë pikëpamjen e Abramoviçit mbi shitjen, sanksionet, përfshirjen e tij në procesin e mëparshëm të paqes, por edhe dyshimet për helmimin e tij në mars 2022.

Komentet e tij do të përfshihen në një libër të ri, të titulluar “I Sanksionuar: Historia e Brendshme e Shitjes së Çelsit”, me autor Nik Pjuruoll. Libri do të përshkruajë gjithashtu histori të tjera nga 95 ditët e kërkimit për një blerës, që u mbikëqyr nga banka “Raine” nën mbikqyrjen e qeverisë. Abramoviç ka mbetur i heshtur që nga intervista e tij e fundit me “Forbes” në 2021.

Përveç disa komenteve të shkurtra për shkarkimin e Frenk Lampardit si trajner i Çelsit, ai nuk ka dhënë një intervistë të plotë. Sipas ish-lojtarit Xhon Obi Mikel, Abramoviç është ende i zemëruar për faktin që u detyrua të shiste klubin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Dashuri me shikim të parë”, kampionët duan mbrojtësin e Bolonjës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.