Real Madridi është mposhtur nga Barcelona 3 herë nga 3 ndeshjet e luajtura.
Madrilenët humbën në finalen e Superkupës, në ndeshjen e La Liga dhe mbrëmë në finalen e Kupës së Mbretit. Ata u eliminuan nga Championsi ndërsa janë në garë për La Ligën, por blaugranat udhëheqin kampionatin me 4 pikë më shumë se ata. Pra me shumë gjasa skuadra e Ançelotit mund të përfundojë pa asnjë trofe këtë sezon.
Por duket se ai që e ndjen më shumë këtë është një nga titullarët më të padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të mirë të Realit, Federiko Valverde. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se:
“Ndodhi sërish. Dhe do të ndodhë natyrisht shumë herë të tjera, sepse është rruga të cilën po e ndërtojmë dhe është normale që të rrëzohesh pas shumë kilometrave. Ndjehem shumë i mërzitur, i zemëruar, i pafuqishëm. Ndjej se kam dështuar. Ka qenë një vit i komplikuar, fizikisht dhe mentalisht shumë i vështirë, por një ditë unë isha i qartë; derisa këmbët nuk ma lejojnë më. Ky klub nuk meriton asgjë më pak. Ne do të rikthehemi, ne do të vazhdojmë dhe unë do të jem aty duke lënë gjithçka për respektin që Real Madridi meriton, njerëzit e saj dhe gjithçka që vjen duke luajtur në ekipin më fitues në histori”, ka thënë Valverde.
PANORAMASPORT.AL