Sipas medias turke “Sport Arena” të së hënës, Fenerbahçe i ka vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Ilkaj Gyndoan. Sipas gazetës, dëmtimi i Fred dhe performanca e Krunjiç, e cila nuk është bindëse, ka bërë që skuadra e drejtuar nga Murinjo të lëvizë në merkato për të forcuar mesfushën.
Madje media e sipërpërmendur pretendon se trajneri portugez do t’i kishte dhënë dritën jeshile operacionit dhe shefi i klubit Axhun Ilçal ka nisur kontaktet me Barcelonën dhe përfaqësues të lojtarit. Për momentin, Gyndoan ndodhet me ekipin në turneun e Shteteve të Bashkuara.
Gjermani luajti për 13 minuta në miqësoren kundër Realit të Madridit në orët e para të së dielës. Kjo është oferta e dytë për Gyndoan pas asaj të mbërritur nga Katari.
PANORAMASPORT.AL