• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Ia çajmë shumë dërrasat babait tim”, djali i Ançelotit flet pas suksesit me Realin: E meriton të shkojë të kullotë lopët

02/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Davide Ançeloti prej vitesh është kthyer në krahun e djathtë të Karlo Ançelotit, duke qenë ndihmësi i parë i të atit në pankinën e Real Madrid, dhe disa sugjerime të tij që janë bërë publike edhe në media, kanë qenë të goditura në rrugëtimin e suksesshëm të madrilenëve në këto vite.

anceloti

Davide është ngacmuar mbrëmë pas finales së fituar ndaj Borusia Dortmund në Ligën e Kampioneve se sa ndikon ai te vendimet e të atit dhe a po mendonte që të largohej dhe të provonte një aventurë vetë si trajner i parë.

“Karlo merr vendimet por mund të thuash që në ia çajmë dërrasat shumë, Nuk mund të durojë më, dëshiron të shkojë me pushime. Mendoj se do të shkojë në Montana të kullosë lopët dhe e meriton plotësisht.

Largim nga Madridi? E pamundur për mua, derisa të më nxjerrin me shkelma jashtë unë nuk largohem. Por një ditë do të dëshiroja të drejtoja i vetëm. Kjo do të jetë skuadra e tij e fundit dhe kur babai im të mos drejtojë më, atëherë do ta provoj vetë. Por ai mund të drejtojë derisa të bëhet 100 vjeç. Babai im është një person i cili më jep shumë përgjegjësi dhe ai është trajneri ideal për çdo ndihmës”, tha Davide Ançeloti pas finales së mbrëmshme.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ka luajtur me shumë yje të futbollit botëror, por ja kush janë tre më të mirët sipas Valon Berishës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.