• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ia shkaktoi humbjen e parë Ballkanit, Batatina: Jam trajner i dëshmuar

09/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Llapi ka deklasuar Ballkanin, duke e mposhtur me rezultat 5:3, shkruan lajmi.net.

Pas fitores, Tahir Batatina ka thënë se e ka analizuar skuadrën e Ballkanit dhe e ka gjetur formulën për ta mposhtur.

“Të gjithë e dijnë se kush më ka motivuar për këtë fitore. Batatina nuk është trajner i provave. Jam trajner i dëshmuar. Djemtë bënë maksimumin dhe u angazhuan shumë. Kjo është fytyra e vërtetë e Llapit. Mendoj që ishte lojë e luftuar nga të dyja skuadrat. Ballkani ka cilësi brenda ekipit. Taktikisht, gjatë gjithë javës kam bërë analiza të thella”, tha ai.

Batatina ka shtuar se rezultat ka mundur të jetë edhe më i thellë.

“Bëra ndryshime sepse e kisha lojën nën kontroll. Përndryshe, rezultati do të ishte edhe më bindës. Mendoj që kjo është diçka e mirë për Superligën pasi u tregua se këtu ka kualitet. Mendoj që gjithë skuadra funksionoi në çdo repart. Mbuluam mirë kundërshtarin. Shënuam golat në mënyrën më të mirë të mundshme, ashtu edhe siç ishim përgatitur”.

Për Ballkanin kjo ishte humbja e parë në Superligën e Kosovës, por vazhdon të kryesoj tabelë, derisa Llapi ngjitet në pozitën e dytë. /Lajmi.net/

Next Post

Osimhen në janar transferohet të gjiganti nga Premierliga

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.