Amerikanët, siç e dimë, janë veçanërisht konkretë dhe nuk u kushtojnë shumë vëmendje nuancave. Një mënyrë të menduari që i bërë fuqi botërore, por që ndonjëherë rrezikon të degjenerojë në impulsivitet.
Stefano Pioli do të ishte hequr nga pankina e Milanit nëse do të kishte pasur një alternativë që pronarët amerikanë e kishin konsideruar të vlefshme. Sipas “Repubblica”, trajneri i “djallit” tashmë mund të ishte Galtie ose Gazhardo, nëse nuk do të ishin vendosur respektivisht në Katar dhe Arabinë Saudite.
TRAJNER – Zgjidhja e Abates si rimorkiues deri në fund të sezonit nuk e bind bordin drejtues të Milanit teksa emrat që i bëjnë njerëzit të ëndërrojnë janë gjithmonë ato të Kontes dhe De Zerbit. I pari është pa punë pas përfundimit të përvojës te Totenhemi, i dyti është te Brajtoni dhe po ecën shumë mirë në kampionat, aq sa nëse do të ndryshonte stolin, ka të ngjarë që, në çdo rast, do të jetë gjithmonë ai i një ekipi anglez. Ish-trajneri i Kombëtares, megjithatë, mund të mbërrijë menjëherë.
Milani do të ishte i gatshëm të bënte një sakrificë financiare, duke pasur parasysh pagën 12 milionëshe të Kontes, së cilës duhet t’i shtohet pjesa tjetër e pagës së Piolit, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025. Sërish sipas “Repubblica”, Ibrahimoviç, një admirues i ish-trajnerit të Juventusit dhe Interit, po pret të ketë një rol operacional në merkato për ta bindur Konten që të mbërrijë gjatë sezonit aktual, një zgjedhje që nuk vlerësohet veçanërisht nga trajneri në fjalë që tashmë i ka thënë jo për të njëjtën arsye për De Laurentisit që i ofroi Napolin.
Eksperiencat e vetme negative të karrierës së tij erdhën kur iu bashkua një ekipi sapo kishte filluar kampionati: në Bergamo me Atalantën dhe me Totenhemin. Konte predikon futboll me kode, i cili ka nevojë për punë specifike gjatë përgatitjes së verës. Sigurisht, nëse nuk ndodh ndonjë mrekulli, ky do të jetë sezoni i fundit i Piolit në Milano. Megjithatë, nëse qëndron deri në fund të sezonit, vendi i tij në pankinë duket tashmë i rezervuar.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL